Reshjet në Kukës, shumica e zonave pa energji elektrike

Reshjet e debores kane sjelle probleme te medha ne Kukes.

Shumica e zonave eshte pa energji elektrike.

Njoftimi i emergjencave te Kukesi:

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 08.02.2022 është si më poshtë;

>Situata e motit është e qetë, shoqëruar me erë dhe temperatura të ulëta.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Akset rrugore nacionale sidomos ato B.Curr -Valbonë, Kukës-Bushtricë, Kukës -Shishtavec dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve gjë që përbën rrezik për përdoruesit e rrugëve.
Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin borës, inerteve, gurëve dhe mbajtjen funksionale të rrugëve.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme.

>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

> Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun, përveç Nj.Ad Zapod, Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe fshatrat Pistë, Mgull dhe Leproj Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, Nj.Ad Margegaj dhe fshati Kam Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë dhe Nj.Ad Golaj bashkia Has.
Po punohet nga grupet e punës të OSHEE-së për eleminimin e defekteve.

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *