• Tue. Apr 23rd, 2024

Rikthehet fort koronavirusi në Kukës/ Ja sa raste janë sot

Koronavirusi është rikthyer fort në Kukës, me shumë raste të reja.

Edhe pse ishte krijuar ideja se nuk kishte raste të reja dhe po shkonin drejt shuarjes, sot kjo teori është rrëzuar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot janë regjistruar 7 raste me Covid-19 në Kukës.

Numri i personave aktiv në Kukës ka shkuar mbi 200 qytetarë.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1684 testime, 106 të shëruar, 381 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1684 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 381 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

125 raste në Tiranë

33 në Korçë

27 në Fier

26 në Krujë

17 raste në Shkodër, Kavajë

15 raste në Vlorë, Mallakastër

14 në Pogradec

13 raste në Lezhë, Gramsh

12 në Tropojë

9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë

7 në Kukës

6 në Sarandë,

5 në Librazhd,

4 në Mat,

2 në Gjirokastër

1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjeçar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                             381

Të shëruar ne 24 orë                         106

Të shtruar në spitale                           336

Humbje jete në 24 orë            5

Testime ditore                                    1684

Testime totale              129,822

Raste pozitive               21,904

Raste të shëruara        11,473

Raste Aktive                 9,899

Humbje jete                 532

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4968

Durrës                         906

Fier                   773

Korçë               630

Shkodër            556

Lezhë                450

Elbasan             446

Vlorë    414

Berat    292

Kukës    216

Gjirokastër       151

Dibër   97

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *