Rikthehet koronavirusi në Kukës/ Ja sa raste ishin sot

Pas disa ditësh pa raste të reja, sot në Kukës janë shënuar disa të infektuar me koronavirus.

Ministra e Shëndetësisë bën të ditur se janë 4 raste të reja në Kukës.

Ditët e fundit në Kukës nuk ka pasur raste të reja dhe këto 4 janë të vetmit e kësaj jave.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,

31 raste në Durrës,

17 raste në Fier,

11 raste në Tropojë,

8 raste në Kurbin,

6 raste në Pogradec,

5 raste në Shkodër,

4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,

2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,

1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat antiCOVID me qëllim parandalimin e infeksionit. Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (24 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 302

Të shëruar ne 24 orë 82

Të shtruar në spitale 264

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1329

Testime totale 115710

Raste pozitive 18858

Raste të shëruara 10548

Raste Aktive 7837

Humbje jete 473

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3966

Durrës 755

Shkodër 491

Fier 511

Korçë 479

Lezhë 379

Elbasan 344

Vlorë 308

Berat 222

Kukës 190

Dibër 96

Gjirokastër 96.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *