
Pas 2 ditëve të qeta pa raste infektimesh të reja, në Kukës është rikthyer koronavirusi Covid-19.
Kështu bëri të ditur sot ministria e Shëndetësisë, në raportin e saj ditor.
Gjatë raportimit të ministrisë së Shëndetësisë në Kukës në 24 orët e fundit janë raportuar 2 raste të reja.
Ndërsa në Tropojë gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 raste të reja me koronavirus.
‘Në të gjithë vendin janë kryer 865 testime.
Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend:
101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kuçovë’, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.