
Prej disa ditësh Kukësi ishte zonë e pastër nga koronavirusi, ku munguan edhe rastet e reja.
Por ditën e sotme, jemi rikthyer sërish në raportimet e përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas të dhënave zyrtare, sot janë shënuar 4 raste të reja në Kukës.
Ndërkaq edhe në Has janë shënuar 2 raste të reja.
RAPORTIMI I RASTEVE TË REJA:
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.