• Tue. Apr 23rd, 2024

Rikthehet koronavirusi në Kukës/ Ja sa raste u shënuan sot

Pas disa ditësh me asnjë rast koronavirusi, këtë të hënë edhe Kukësi është përfshirë në listën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në raportimin e 24 orëshit të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 2 raste të reja me koronavirus në Kukës.

Ndërkaq, një rast i ri është shënuar në Has, ku ditët e fundit ka pasur dhe raste më të shumta.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike dhe janë identifikuar 151 qytetarë të prekur nga virusi SARSCOV2.

80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6186 që nga fillimi i epidemisë ne vend.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:  71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec’, bëri të ditur sot ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *