
Brenda pak orësh është prezantuar dhe trajneri i ri i Kukësit.
Pas shkarkimit të Diego Longos, drejtimin e skuadrës së Kukësit e ka marrë Skënder Gega.
Ky i fundit u largua në mes të sezonit 2020-2021.
Njoftimi i Klubit të Kukësit:
WELCOME BACK SKËNDER GEGA
FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.
Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.
Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “KUKËS ARENA”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë.