Rrihen dy mjekë në spitalin e Kukësit, arrestohet 31-vjeçari, kërkohet i vëllai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, pikërisht në ambientet e spitalit të qytetit.

Forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 31-vjeçar, me inicialet I.V. i cili akuzohet për dhunë ndaj dy mjekëve. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi vëllanë e tij 41-vjeçar, shtetasin H.V., i cili është ende në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 31 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin H. V., 41 vjeç, të dy banues në Kukës, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 mjekë të spitalit të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *