• Thu. Apr 25th, 2024

Rriten çmimet e naftës dhe plehrave kimikë, tokat në Kukës mbesin djerr

Feb 21, 2022

Në fushat e Kukësit është ulur ndjeshëm sipërfaqja e tokës së mbjellë grurë. Fermerët shprehen se nuk kanë leverdi për shkak se janë rritur çmimet për naftën, farërat dhe plehrat kimikë.

“Tani mbjellim shumë pak se vitet e kaluara sepse rezultati është i dobët. Bujqësia ka rënë poshtë, sepse janë rritur çmimet për farat dhe plehrat kimikë. Ka shkuar 90 mijë për kuintal ndërsa më parë ka qenë me 27 mijë lek për kuintal”, tha një fermer.

Tregtarët e farave dhe pesticideve pranojnë se rritja e çmimeve ka ardhur si efekt zinxhir i çmimit të naftës. Ndërsa plehrat kimikë të importit kanë shkuar me 8 mijë lekë për kuintal.

“Bujku nuk ka mundësi ta blejë nitratin me çmimin 83 mijë lek për kuintal. Ndërsa ureja ka shkuar 100 mijë lek/kuintal. Pra nuk i hedhin dot grurit nitrat e ure, sepse gruri shitet me 400 lek. Kostoja e prodhimit është shumë e lartë”, tha tregtari Ilmi Sylaj.

Këtë vit vetëm 200 hektarë tokë janë mbjellë me grurë në fushat e Shtiqenit, ndërsa pjesa më e madhe e tokës ka mbetur djerr. Në gjithë Bashkinë e Kukësit sipërfaqet e mbjella me grurë janë tkurrur me 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *