Rriten rastet me koronavirus në Kukës

Pas disa ditësh të qeta, me shifra shumë të ulëta, sot në Kukës ka shënuar rritje numri i personave të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë shënuar në Kukës 7 raste të reja infektimesh me Covid-19.

Ndërkaq nuk ka pasur asnjë raportim për raste të reja në Has dhe Tropojë.

‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau i Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq’, – thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *