
Ka shënuar sërish rritje numri i rasteve me koronavirus Covid-19 në Kukës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditës së sotme në Kukës janë identifikuar 5 raste të reja me koronavirus.
Një ditë më parë, në Kukës ishin vetëm 2 raste, po kaq edhe në Has e Tropojë.
‘Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:
66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.