• April 20, 2024 8:04 am

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kukës

Situata e infektimeve me koronavirus në Kukës vazhdon të jetë shqetësuese.

Edhe pse ka ditë me asnjë rast, ose 1 rast, sërish numri i të infektuarve të rinj duket se është i madh.

Në raportimin e ditës së sotme të ministrisë së Shëndetësisë, është bërë e ditur se janë 7 raste të reja në Kukës.

Ndërkaq 2 traste të reja janë edhe në Has dhe 1 në Tropojë.

‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *