
Ka pësuar rritje numri i personave të infektuar me koronavirus në Kukës.
Një ditë më parë u raportua vetëm 1 rast në Kukës, ndërsa sot numri është rritur.
Bëhet fjalë për 5 raste të reja me koronavirus në Kukës, 3 raste në Has dhe 1 në Tropojë.
‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
59 raste në Tiranë, 7 në Vlorë, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Kukës, Berat, 4 në Roskovec, nga 3 raste në Krujë, Elbasan, Has, Kolonjë, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Devoll, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Prrenjas, Vorë’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.