• Wed. Apr 24th, 2024

Rritet numri/ Ja sa raste aktive me koronavirus janë në Kukës

Kukësi vazhdon të jetë në një situatë të rrezikshme përsa i takon përballjes me COVID-19.

Aktualisht mësohet se janë 69 raste aktive në të gjithë zonën.

Ndërkohë, numri i personave të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga koronavirusi është 97 qytetarë.

Shefja e epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Denisa Duraku, thotë se prej muajit korrik në Kukës, ka një rritje të të infektuarave me virusin korona me një tendencë  rritje tek moshat e reja ndërkohë që shumica e rasteve pozitive janë në qytetin e Kukësit.

Por, pavarësisht shtimit të rasteve ndërgjegjësimi qytetar mbetet ende larg zbatimit të masave anti COVID-19.

Në mjediset e hapura publike qytetarët dalin të shoqëruar pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskave sidomos në tregje kur bëjnë pazari.

Edhe në mjedise të mbyllura një pjesë e mirë e qytetarëve nuk vendosin maska mbrojtëse duke bërë që numri i të infektuarve të jetë më i madh.

Shqetësuese vijon të mbetët grumbullimi pa masa mbrojtëse gjatë pjesëmarrjes në ceremonitë mortore.

Që nga rasti i parë i konfirmuar pozitiv në mesin e muajit mars e deri tani në Kukës  janë infektuar 166 qytetarë ndërsa kanë ndërruar jetë  3 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *