Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus në Kukës

Kanë shënuar rritje numri i personave të infektuar në Kukës.

Në buletinin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se sot janë 15 raste me koronavirus në Kukës.

Një ditë më parë u raportua për 14 raste.

Ditët e fundit rastet e reja me koronavirus kanë shënuar rritje në Kukës.

Ndërkaq në Has sot janë shënuar 2 raste të reja me koronavisur.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3314 testime, 469 të shëruar, 739 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave anti-COVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cërrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

Raste të reja ditore 739

Të shëruar në 24 orë 469

Të shtruar në spitale 274

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3314

Testime totale 327,774

Raste pozitive 70,655

Raste të shëruara 42,895

Raste Aktive 26,457

Humbje jete 1303

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15452

Fier      1974

Durrës  1494

Shkodër 1351

Elbasan  1103

Vlorë   1021

Lezhë   990

Korçë   882

Berat   807

Gjirokastër 512

Dibër   483

Kukës   388

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Arrestohet në Morin turku i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Sun Jan 24 , 2021
Një shtetas turk, banues në Kosovë, është vënë në prangat e policisë kufitare të Morinit, Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion. Arrestimi i 59-vjeçarit me iniciale M.Ç. u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Turkmenistanit. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në […]