Rritja e çmimeve, kuksianët kërkojnë ndihmën e shtetit …

Paralajmërimi për një rritje të mundshme të energjisë elektrike për shkak të krizës globale, do të rrisë edhe më shumë kostot e jetesës së qytetarëve kuksianë ndërsa më të prekurit, pensionistët thonë se s’kanë para për të paguar fatura me të shtrenjta.

Përveç kësaj, për kuksianët rritja e energjisë elektrike për ta është dyfish e rëndë, pasi kanë humbur pronat dhe tokat për prodhimin e energjisë elektrike nën liqenin e Fierzës dhe tani të vuajë vendi për energji u duket paradoksale.

Vetëm pak kohë më parë në Kukës u rrit çmimi i miellit dhe i bukës, pa folur për produktet e tjera te shportës dhe së fundmi është rritur edhe çmimi i gazit.

Nëse këto rritje nuk kompensohen të paktën për shtresat në nevojë dhe pensionistët, ky dimër parashikohet mjaft i vështirë nga ana ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *