• Thu. Apr 25th, 2024

Rruga e re për te aeroporti pa trotuare, nxënësit rrezikojnë jetën, prindërit në protestë

Dhjetëra nxënës të arsimit fillor në lagjen e re ‘Kroi i Kuq’ të Kukësit rrezikojnë jetën çdo mëngjes dhe drekë për të shkuar dhe kthyer nga shkolla.

Ndërtimi i rrugës së re nga firma ‘Salillari’ që çon makinat drejt aeroportit të Kukësi, pa trotuare dhe pa asnjë element sigurie për kalimtarët, vë në rrezik serioz nxënësit dhe prindërit të cilët janë të detyruar t’i shoqërojnë.

Për këtë arsye, prindërit e nxënësve kanë reaguar duke kërkuar një zgjidhje më të sigurt për fëmijët e tyre.

Në shenjë proteste, ata kanë ndaluar dërgimin e nxënësve në shkollë derisa t’u jepet një zgjidhje e sigurt.

Më e vështirë kjo rrugë bëhet në stinën e dimrit, kur fillojnë reshjet e shiut dhe dëborës. Ndërkohë, kalimi i kësaj rruge është problematik edhe për vetë 300 banorët e lagjes ‘Kroi i kuq’, të cilët kërkojnë një zgjidhje nga bashkia e qytetit, e cila deri më tani ka heshtur në lidhje me këtë problematikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *