Rruga nacionale në Gostil, rrezik i përhershëm për fëmijët

Banor të lagjes Gostil, në qytetin e Kukësit, përveç problematikave të tjera, në prag të fillimit të vitit shkollor, kanë edhe një problem mjaft serioz, që është siguria e fëmijëve dhe e prindërve gjatë rrugës për në shkollë.

Përmes kësaj lagje kalon rruga nacionale, Kukës-Peshkopi, që lidh Kukësin me fshatin Bicaj dhe me fshatrat e tjerë e deri në qytetin e Peshkopisë. Ky segment rrugor është shumë i rrezikshëm dhe burim aksidentesh.

Rruga është në vijë të drejtë në një gjatësi prej 5 kilometra dhe sipas banorëve, kjo bën që drejtuesit e automjeteve të tejkalojnë normat e lejuara të shpejtësisë në mungesë të kontrollit të rrugorëve apo masave të tjera parandaluese.

Këtë aks rrugor vitet e fundit kanë ndodhur dhjetëra aksidente me 12 viktima, ku më i fundit ka ndodhur rreth dy javë më parë, me pasojë humbjen e jetës të një minoreni 11-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *