Rruga pa sinjalistikë, si rrezikohet jeta çdo ditë e nxënësve në Nangë

1

Mungesa e sinjalistikës e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me Bicajt, konkretisht në zonën e fshatit Nangë.

Më të rrezikuar janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit për shkak se automjetet ecin me shpejtësi. Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një i mitur mbeti i plagosur, pa pasoja për jetën.

Banorët thonë se rruga që kalon përmes fshatit është e ngushtë ndërsa kërkojnë ndërhyrje për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë pranë shkollës e zonave të banuara.

Ky aks është rikonstruktuar vite më parë, por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve dhe barrierave anësore të rrugës që do të lehtësonin qarkullimin e banorëve dhe nxënëseve.

Mungon edhe ndriçimi.

 

One thought on “Rruga pa sinjalistikë, si rrezikohet jeta çdo ditë e nxënësve në Nangë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Arrestohet në Morin, i shumëkërkuari nga Belgjika

Fri Jan 22 , 2021
Një 52-vjeçar nga Kosova është arrestuar në doganen e Morinit për llogari të autoriteteve belge. Sipas policisë në pranga është vënë A. V., 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë. Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje e […]