Rruga pa sinjalistikë, si rrezikohet jeta çdo ditë e nxënësve në Nangë

Mungesa e sinjalistikës e ka kthyer në burim aksidentesh rrugën që lidh qytetin e Kukësit me Bicajt, konkretisht në zonën e fshatit Nangë.

Më të rrezikuar janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit për shkak se automjetet ecin me shpejtësi. Rasti më i fundit ishte vetëm pak ditë më parë, ku një i mitur mbeti i plagosur, pa pasoja për jetën.

Banorët thonë se rruga që kalon përmes fshatit është e ngushtë ndërsa kërkojnë ndërhyrje për vendosjen e kufizuesve të shpejtësisë pranë shkollës e zonave të banuara.

Ky aks është rikonstruktuar vite më parë, por projekti nuk përfshinte ndërtimin e trotuareve dhe barrierave anësore të rrugës që do të lehtësonin qarkullimin e banorëve dhe nxënëseve.

Mungon edhe ndriçimi.

 

One thought on “Rruga pa sinjalistikë, si rrezikohet jeta çdo ditë e nxënësve në Nangë

  1. Duhen mare masa detyrimisht ktu ecin me shpejtesi shum te larte ka nxenes shkolle ka fshatar qe levizin gjat gjith kohes ne kembe edhe jane ne rrezik

Leave a Reply to Anonim? Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *