RTSH Kukësi shkeli ligjin ditën e zgjedhjeve, ndëshkohet me miliona lekë gjobë

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka gjobitur sot me 20 milion lekë Radio-Televizionin Shqiptar (RTSH) pasi ka transmetuar reklama zgjedhore ditën e heshtjes zgjedhore. Në datë 24 prill, sipas raportit që AMA ka depozituar në KQZ, vërehet se RTSH ka shkellur Kodin Zgjedhor.

‘RTSH 2 dhe RTSH Kukësi kanë trasmetuar kronika politike në periudhën e heshtjes zgjedhore’, u shpreh sekretari i KQZ, dhe pas tij Celibashi lexoi vendimin.

‘Vendos marrjen e masës administrative për RTSH në vlerën e 2 milion lekëve gjobë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe kundër tij mund të bëhet ankim’, tha Celibashi, pas parashtrimit që bëri sekretari i KQZ.

Gjithashtu, në raportin e AMA-s të dorëzuar në KQZ, është vërejtur se Top Channel dhe Report Tv kanë transmetuar reklama politike në ditën e zgjehdjeve.

‘Top Channel dhe Report TV kanë transmetuar reklama politike të cilat japin udhëzime për mënyrën e votimit në datë 25 prill. AMA ka dalluar se ka elementë të çorientimit për ata që e ndjekin’, u shpreh sekretari i KQZ, por për këto dy subjekte nuk u mor vendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *