Safet Gjici i jep tender 3 milionë eurosh … Safet Gjicit

Safet Gjici i ka dhënë vetes një tender prej 3 milionë Eurosh.

Paratë pritet të jepen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për rehabilitimin e fasadave të 3 lagjeve në Kukës.

Askush nuk ka ndonjë kundërshti për këtë projekt, por paratë e një tenderi të zhvilluar ngas Bashkia e Kukësit nuk mund ti marrë vetë kryebashkiaku.

Të gjithë e dinë që firma ‘Kevin Construksion shpk’, është në pronësi të Safet Gjicit edhe pse me dokumentet ai ja ka kaluar vëllait të tij, Lavdrim Gjici.

Në tenderimet e shumta të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rezulton se kjo agjenci i ka dhënë një tender me vlerën 3 milionë euro firmës së Gjicit.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e Lagjeve 4,5 dhe 6 të Bashkisë Kukës, ku Safet Gjici është kryetar Bashkie që nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Pra, një agjenci qeveritare i jep fonde publike kompanisë që administrohet nga vëllai i kryetarit të Bashkisë.

Sipas dokumenteve zyrtare në agjencinë e prokurimeve publike tenderi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është hapur në 11 gusht dhe një muaj më pas ky tender është mbyllur.

Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë 12 kompani nga të cilët fitues është shpallur bashkimi i ‘Mela shpk’, ‘Alba Shpresa shpk’ dhe ‘Kevin Construksion shpk’ me vlerën 1.8 mln euro.

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të biznesit kompania ‘Kevin Construksion shpk’ e themeluar në vitin 2006 ka qenë në pronësi të kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, ky i fundit pas angazhimit të tij në politikë, kompaninë në 2014 ia kaluar aksionet të vëllait, Lavdrim Gjici.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *