Safet Gjici: Nuk do kandidoj për deputet, por …

Përfaqësuesi politik i Edi Ramës në Kukës, Safet Gjici ka dalë sot para mediave dhe ka folur për bilancin e punës së tij.

Duke ja hedhur më shumë fajin paraardhësit të tij, Bashkim Shehu, për punët që nuk janë bë në Kukës, Gjici sot la bërë më shumë fushatë se sa të mbajë përgjegjësi.

Duke folur për punët që do të bëjë, Gjici tha se do lyejë disa fasada e do bëjë ca lulishte.

Kryebashkiaku i Kukësit, nuk tha se si do të hapë vende pune për banorët, por veç tha se do të devijojë tubin e ujësjellësit të Kukësit.

Në fund, për të mos e lënë pa lajm gjithë konferenxën Gjici tha se nuk do të kandidonte për deputet, por do vazhdonte të ishte kryebashkiak.

Duket se Gjici po e ndjen që tani humbjen e pushtetit nga Rama dhe po mendon për vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *