• Thu. Apr 25th, 2024

Sali Berisha: Kukësi i jep shumë Shqipërisë, por nuk keni marrë asgjë mbrapsh

Fjala e plotë e mbajtur në Kukës

Së pari, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju shpreh ju të dashur demokrate dhe demokratë në këtë sall por dhe kudo që jeni në qarkun e Kukësit, nga Lekbibaj, Valbona gjer ne kala të Dodës, në çdo skaj të këtij qarku mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni dhënë PD.

Për qëndrimin tuaj të pagabueshëm ndaj interesit kombëtar, për atdhetarinë tuaj të palëkundur dhe tu garantoj se mblidhemi sot në këtë sallë më të fuqishëm se kurrë ndonjëherë më parë, pasi për muaj e muaj me radhë ne së bashku udhëtuam në një rrugë plot vështirësi, në një rrugë plot pengesa të mëdha. Por bëmë gjithçka, para së gjithash dhe mbi të gjitha që të ishim opozitë e vërtetë e këtij vendi.

Në rrugën tonë ne kaluam vështirësi të paimagjinueshme, asnjë opozitë të Europë nuk ka kaluar vështirësitë që kaloi PD nga shtatori gjer sot. Përpjekje të mëdha, djallëzore, antikombëtare, antidemokratike u bënë që kjo forcë politike të mbetej opozitë e rreme, të mbetej pseudo-opozitë. Dhe shqiptarët të kalonin nga pluralizmi i vërtetë politik, në pluralizmin burokratik fals. Në këtë përpjekje kreu i qeverisë së sotme nuk kurse asgjë për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë false ose të rreme. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen e PD-së. Ai përdori të gjitha mjetet e një shteti pa shtet e pa moral. Të gjitha format e joshjes, të gjitha format e presioneve.

Dua të them këtu se një qëndrim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit Ramiz Alia pas themelimit të PD-së. Në rrugën tonë, kundër udhëtimit të tonë, kundra nesh u rreshtuan lidership, ish-kryetari i PD-së. Por jo vetëm ai, por dhe të tjerë të lidhur me qindra fije me qeverinë, prapa shpinës tuaj, në kurriz tuaj, bënë gjithçka që të mposhtnin përpjekjen për të rithemeluar PD-në. E vërteta e pamohueshme është se në krah të tyre qëndroi fuqishëm edhe mafia e Xhorxh Sorrit e cila kërkonte dhe kërkon me çdo kusht që të djathtës shqiptare, forcës politike të së djathtës shqiptare ti caktojë kryetarin e saj dhe ta shndërrojë në shoqe të ngushtë të qeverisë.

U ndala në këto rrethana të cilat ju i njihni, vetëm për të theksuar se në çfarë kushtesh ne dolëm të ngrihemi. Ne ecëm pandalshëm dhe sot në finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të PD-së, të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin tuaj të lirë. Të bazuar në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë djersitur, kanë punuar, sakrifikuar më shumë se kombe të tjera.

Ne rithemelohemi si parti e interesit kombëtar. Ai interes sado që duket i largët, është interesi i të gjitha interesave. Nuk kemi asgjë tjetër të vaditur, të larë me dhjetëra qindra mijëra jetë njerëzish me gjakun e tyre. Ai nuk mund të shkelet kurrë, është përcaktues për fatin tonë. Do qëndrojmë, do mbetemi ne shqiptarët apo do largohemi. Atyre që mund tu duken të largëta këto pyetje  unë sjell njerëzish në mendjet e tyre faktet. Ku jemi sot ne, a nuk kemi një qeveri që është më e afërt me qeverinë e Beogradit se me atë të Kosovës. A nuk kemi ne sot një qeveri e cila rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi. A nuk kemi ne në tiranë një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçicit. Jua them unë ju, në çdo tryezë që shkon Edi Rama kur hap çështjen e Ballkanit të Hapur që nuk ja përkrah askush në Europë, natyrisht aty del Vuçiçi. Edi Rama nuk kursen fjalë të mirë pa thënë për të,  për të nxjerrë të keq Albin Kurtin dhe atë tjetrin para albinit dhe udhëheqjen politike të Kosovës. Po çfarë ndodh me këtë qëndrim? Pas shekujsh ne u bëmë të lirë, në Kosovë janë të lirë në Shqipëri janë të lirë.

Kuptohet fuqia e një njeriu të lirë është shumë më e fuqishme e pakrahasueshme kurrë me fuqinë e një njeriu të shtypur. Tani çfarë na ndodh. Në vend të ndjehemi më të fuqishëm se asnjëherë, vazhdojmë të ndjehemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri dhe armiqësia ideologjike Enver Tito, sot na përgjysmon qëndrimi filo-serb, prej skllavi që mban Edi Rama duke shkelmuar interesin e çdo shqiptari, çfarëdo që të jetë ai, demokrat, socialit i paparti. Çfarë ndodhi javën e kaluar në parlament. Parlamenti shqiptar votoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar i cili dënon mosnjohjen e gjenocidit. Në kundërshtim me ligjin e njerizimit, i cili me moralin njerëzor që dënon krimet, gjenocidin. Në kundërshtim me interesin tonë kombëtar dhe sakrificën e madhe të dhjetëra qindra mijëra shqiptarëve, Edi Rama hodhi poshtë në parlament gjenocidin e Srebrenicës të cilët përveç atyre që e kanë kryer, Aleksandër Vuçic, me parimin” për çdo serb  do vrasim 100 myslimanë” të gangsterit Vulin, Ivica Daçiç, Anna Bërnabiç, pra një grupi kriminelësh në Beograd që edhe nëse nuk kanë vrarë me mbrojtjen që i bëjnë gjenocidit identifikohen si kriminelë, del sivllau i tyre dhe e mohon. Por jo vetëm kaq. Po ta mohonin sllovenët që nuk kanë përjetuar ndonjë gjenocid nga serbët do kishte kuptim. Por ne shqiptarët që nga viti 1874 e deri në 1999 ne kemi gjenocide ciklike serbe ndaj shqiptarëve. Por ta zëmë se për këtë njeri Kosova nuk ekziston. Ta lemë se për këtë njeri ka mentalitetin e etërve të tij, për të cilët Kosova është Serbi.

Por të ndalemi këtu ku jemi të shkojmë pak në Përbreg. Janë dokumente ndërkombëtare më seriozet se vetëm në atë fshat në zonën e Lumës, barbarët  serb ekzekutuan 420, gra burra fëmijë. Dogjën të gjallë dhjetëra e dhjetëra foshnje, i hodhën në mullarët e ndezur të barit në sytë e nënave të tyre, pa llogaritur zona të tjera, nga Kalaja e Dodës në Qafë të Morinës. Ky nuk është gjenocid i shpikur, ky është gjenocid i regjistruar në të gjitha ndërkombëtare. Eshtë gjenocid i njohur nga komisioni ndërkombëtar i ngritur për hetimin e krimeve të luftës dhe shkaqeve të saj. A mund të mbyllen këto, se unë e kam mik Sandrin, Vuçiçin. A mund të ketë një akt më të rëndë se ky, nuk ka rëndësi kanë marrëveshje të fshehtë apo jo, por akt më të shëmtuar antikombëtar, antishqiptar se ky nuk mund të ketë.

Të dashur miq,

Ne erdhëm nga shtatori gjer më sot duke kapërcyer çdo vështirësi, çdo pengesë, çdo përpjekje. Sepse ne u frymëzuam, u qëndruam idealeve tona. Lëvizja jonë ishte një lëvizje idealiste dhe nuk mund të ndalej. Po sot kjo lëvizje në këtë stacion ku kemi arritur ne ka një mision shumë herë më të rëndësishëm. Ka një mision më  të vështirë.

Secili prej jush jeni këtu si misionarë që kapërcyet çdo vështirësi, çdo trysni, çdo përpjekje për t’ju frikësuar, çdo shantazh mirëpo PD tani nuk mund të jetë gjë tjetër vetëm se mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga ky regjim, i cili është shqiptar, është shqipfolës por vepron sikur ët mos ishte shqiptar, sikur mos ishte shqipfolës. Po marrim një aspekt tjetër. Kemi nëntë vjet me qeverinë e Ramës, në nëntë vite Shqiptarët jo vetëm nuk kanë pasur rritje rrogash, por të gjithë ata që kanë marrë rrogë mesatare apo të ulët, sot për shkak të rritjes së ushqimeve bazë marrin së paku 50% më pak. Çfarë është kjo politikë varfërimi dhe mjerimi? Pse duhet kjo politikë? Kjo duhet që shqiptarët të ikin nga Shqipëria. Më thonë çfarë investimesh janë bërë në fshatrat e kësaj zonë dhe në qarkun e Kukësit? Cili ishte thelbi i doktrinës së Çubrilloviç: “T’i mërzisim sa më shumë shqiptarët, tua nxijmë jetën që të ikin”. Nuk mund të thuash se ajo ishte doktrina e ekzekutimit masiv të shqiptarëve, jo, ishte doktrina e dëbimit masiv të shqiptarëve, të mos e harrojmë këtë. “Duhet t’i dëbojmë, thoshte, nga tokat e tyre”.

Dhe çfarë po ndodh, a nuk po dëbohen shqiptarët më shumë se çdo vend tjetër?

E paimagjinueshme, në katër vite 530 mijë shqiptarë. Dhe ky thotë, s’ka gjë, ikni, se do marr nga Bangladeshi. S’ka gjë, ikni thotë. A nuk është një përpjekje kjo për të na shkretuar si komb? A nuk jemi kthyer sot ne, në një komb pa të ardhme? Po! Po iku rinia, rinia është e ardhmja, ajo e merr të ardhmen me vete. Po iku rinia e një kombi, ikën e ardhmja.

Dy gjëra rrënojnë të ardhmen e gjithsecilit prej nesh, ikja e të rinjve, çfarë do të bëhet nesër dhe borxhi i tmerrshëm që ka rritur.

Borxhi që ka rritur me 107% është një borxh të cilin i varet në qafë foshnjës, atyre që kanë lindur dhe atyre që do të lindin dhe gradualisht çdo shqiptar do detyrohet të paguajë me interesat, me këtë borxh aktual, 23 mijë euro. Pse gjithë ky borxh, vjedhje dhe vetëm vjedhje. E dini ju që Rruga e Kombit ka pagur vëllime dhe punime të paktën minimumi 3-fishi i të gjithë Kaskadës së Drinit, ka kushtuar rreth 1.2 miliardë euro. Sa kanë kushtuar pllakat e gurit nëpër sheshet në të gjithë Shqipërinë, e dini që kanë kushtuar 2 miliardë euro. Si kushtuan 2 miliardë euro? U vodhën së paku 1.3 miliardë euro, minimumi. Me rrasa guri. Shkoja në Peshkopi, na i kanë prurë nga Berati, thanë, por këto çahen nga ngricat. Ju dhashë një projekt, por kështu është çdo projekt tjetër.

E gjitha kjo shkon përsëri tek interesi kombëtar. T’i varfërojmë shqiptarët, t’i topisim shqiptarët. Së fundi tani, çfarë ju ofron të rinjve dhe fëmijëve kjo qeveri? Largimin! Përveç largimit, tani iu ofron drogën. Deklaroi para dy javësh se do pyes anketën dhe nëse anketa thotë, do ta lejojmë edhe për përdorim personal. Pra, të shkatërrojmë në substancë kombin tonë. Faik Konica në një moment dëshpërimi shkruante se Shqipërinë e duan vetëm 37 vetë. Ai ishte dëshpërim ekstrem, por ne një gjë do të kemi parasysh, Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë të duhet nga ne. Shqipëria ka nevojë për dashurinë tonë ndoshta më shumë se kurrë sepse në mënyrë të heshtur po e shpërbëjnë dhe pa e kuptuar, pa e realizuar. Ndaj jam këtu për t’ju ftuar ju demokratë të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, misionarë të vërtetë, të vazhdojmë misionin tonë. Ne sot kemi një parti opozitare të vërtetë por ne do të fitojmë vetëm si lëvizje, vetëm kur të shndërrohemi si një lëvizje e vërtetë e të gjithë shqiptarëve që e duan këtë vend. Kur të bindim çdo shqiptar se albanofobët e huaj dhe vendas s’kanë qëllim tjetër përveç shpërbërjes, shkatërrimit të identitetit tonë kombëtar. Por çfarë kombi dukemi ne që nuk dënojmë gjenocidin. E kuptoni çfarë përshtypje krijojmë tek të tjerët? Po çfarë kombi dukemi ne që duam të duartrokasim ata që i thurnin himne krimeve në Kosovë? Çfarë kombi paraqitemi ne para të tjerëve që kemi tokën më të bekuar, pasuritë më përrallore dhe tani themi do të pasurohemi me drogë, do lumturohemi me drogë. Unë e kuptoj që asnjë nga ne nuk i duam këto, por kemi një qeveri që duhet ta përmbysim sa më parë dhe sa më shpejt.

Ndaj dhe, ju ftoj të vazhdojmë këtë mision të madh!

Ne mbyllëm një fazë historike e Kuvendin e 30 prillit. 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD morën pjesë në procesin e votimit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Një proces i bazuar për herë të parë tërësisht në vullnetin tuaj. Asnjë kandidat nga Tropoja në Sarandë, nuk ka qenë kandidat i komisionit të Rithemelimit, që të gjithë kanë qenë tuajët ose të vetëdeklaruar siç parashikon statutin. E përmbysëm ne përfaqësimin. Admir Sinamati nuk përfaqëson këtu Sali Berishën, përfaqëson para së gjithash ju, aq sa përfaqëson ju, përfaqëson edhe PD-në kudo. Kjo ushtri e 40 mijë anëtarëve dhe anëtarëve, idealistë të vërtetë, njerëz të lirë, njerëz që çliruan veten e tyre nga të gjitha presionet, është një ushtri misionarësh që nuk mund ta ndalë asgjë. Le të ecim të sigurt përpara duke marrë përpara çdo shqiptar në një lëvizje të pathyeshme, në një lëvizje që do të çojë Shqipërinë në fitore dhe do të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ju ftoj në datën 22 maj, të votojmë të gjithë sipas ndërgjegjes sonë, por të ushtrojmë votën e lirë, ta shndërrojmë atë në udhërrëfyesin tonë drejt fitoreve të tjera të mëdha.

Rrofshi ju!

Rroftë Kukësi!

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Kosova!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *