• Thu. Apr 25th, 2024

Sali Berisha nesër në Kukës, takim me demokratët në orën 17:30

Në kuadër të garës për kreun e ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë nesër një takim me demokratët kuksianë.

Takimi do të zhvillohet në orën 17:30.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së së Kukësit, Admir Sinamati me anë të një njoftimi në Facebook.

Njoftimi për takimin e nesërm të Sali Berishës në Kukës:
Nesër, ditën e Hëne datë 16.05.2022, ora 17.30, Prof. Dr. Sali Berisha vjen në Kukës për të bashkëbiseduar me demokratët kuksianë!

Takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës.

Dr. Berisha gjithmonë ka dhënë mesazhe të forta politike kur viziton Kukësin, ndaj mbështetja për Të ka qenë konstante dhe e pakursyer nga ne kuksianët.
Mirë se vjen DOKTOR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *