• Thu. Apr 25th, 2024

Salillari u merr tokat pa i pyetur fare, banoret e Gostilit perplasen me policine

Kompania Salillari qe ka dhe konçesionin e Rrugës së Kombit ka nisur punimet për rreth-rrotullimin në Gostil pjesë e projektit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit dhe urës së re mbi Lumin Drin i Zi.

Fillimi i punimeve ka nxitur shoqërinë civile që të reagojë. Ditën e sotme ka pasur edhe përplasje mes policëve dhe banorëve të lagjes Gostil, të cilët kundërshtojë këtë projekt pasi rruga ka prekur shumë pronarë tokash.

Një qytetar denoncon në newsbomb.al, duke thënë se “pa i pyetur fare” kompania ka filluar punimet. Kompania “Salillari” ka filluar të veprojnë duke mos njoftuar më parë qytetarët.

Banorët e zonës kërkojnë që të ndryshohet projekti, pasi sipas tyre kjo do ta shkatërrojë qytetin dhe jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *