• Fri. Apr 26th, 2024

‘Se kuptoj pse kupa luhet ende vajtje-ardhje’, Longo: Ndaj Skënderbeut prisni Kukës tjetër

Kukësi udhëton në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun. Parë nga renditja, duket një sfidë e lehtë për verilindorët, por mësimi i marrë nga Egnatia në mesjavë në kupën e Shqipërisë, ka bërë që trajneri dhe futbollistët të vlerësojnë në maksimum ndeshjen me korçarët. Tekniku Diego Longo kërkon të lërë pas humbjen në kupë:

‘Ne duam të tregojmë veten se nuk jemi ata të Kupës, jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje. Çfarë ndodhi në Kupë? Nuk luajtëm si e përgatitëm ndeshjen, ndonjëherë ndodh. Më mirë që ndodhi tani, kemi 80% mundësi për të kaluar në çerekfinale’.

Trajneri italian shprehu hapur mendimin e tij për kupën, që nuk ka pse të luhet me sistem vajtje-ardhje. Ndërsa fushën e Peqinit ku u zhvillua sfida me Egnatian, e quajti skandaloze:

‘Është problem kalendari i ngjeshur. Është për të gjitha skuadrat, nuk e kuptoj pse ka kupa luhet me sistem vajtje-ardhje. Të gjitha kolegët e mi nuk janë të lumtur. Edhe fushat janë problem, ndaj Egnatias fusha ishte skandaloze, prandaj deri në një pikë të caktuar do ishte mirë që ndeshjet e Kupës të ishin me një takim’.

Kukësi ndodhet në vendin e dytë në renditje, 3 pikë larg Tiranës kryesuese. Një fitore në Korçë, e kombinuar me një humbje të Tiranës në derbi, ngjit verilindorët në krye.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *