Sërish raste të shumta me koronavirus në Kukës

Kukësi vazhdon të ketë numra të lartë, në krahasim me popullsinë, të infektimeve të reja me koronavirusin Covid-19.

Sipas të dhënave të ditës së sotme të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kukës në 24 orët e fundit janë shënuar 6 persona të prekur.

Ndërkaq edhe në Has sot është shënuar 1 rast i ri infektimi.

‘Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë’, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *