Sërish zero raste me koronavirus në Kukës

Edhe dita e sotme ka qenë me zero raste të reja në Kukës.

Në raportimin e përditshëm të ministrisë së Shëndetësisë, sot nuk ishte as Kukësi, as Hasi dhe as Tropoja, duke treguar se raste të reja nuk kishte.

‘Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë’, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *