Pas inaugurimit të stadiumit pa gola në sfidën kundër Laçit, Kukësi do të rikthehet në shtëpi, “Kukës Arena” teksa të martën në orën 16:45, presin për llogari të javës së 32-të, Partizanin.

Një sfidë direkte për Europën, me verilindorët që po kalojnë një moment të vështirë pasi nuk fitojnë prej gjashtë ndeshjesh.

Mirëpo, te Kukësi shpresojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve në shtëpi ndërsa së fundmi kanë publikuar edhe çmimet e biletave.

Për herë të parë, tifozeria kuksiane do të detyrohet të paguajë për të parë skuadrën e zemrës pasi në ndeshjen e parë hyrja ishte falas.

Megjithatë, çmimet nuk janë të larta me diferencën që e bën si zakonisht një vend në tribunën VIP që do të kushtojë 2.000 lekë të rinj, ndërsa në tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramos Palushi, bileta kushton 1.000 lekë të rinj.

Ndërkaq, tribuna përballë kushton 300 lekë të rinj, ndërsa ajo pas porte vetëm 200 lekë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.