Shifrat/ Ja sa raste me koronavirus ishin sot në Kukës

Edhe sot Kukësi ishte në listën e ministrisë së Shëndetësisë, për rastet me koronavirus.

Ndryshe nga dje, numri i të infektuarve të rinj ishte më i vogël.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, sot janë evidentuar nga 1 rast në Kukës, Has dhe Tropojë.

‘Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë’, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *