
Zona e Shishtavecit në Kukës përveç bukurive natyrore është e njohur edhe për kultivimin e patates.
Por mungesa e të rinjve, makinerive bujqësore, kanaleve vaditëse, si dhe ajo që është më kryesorja, mungesa e tregut, ka bërë që shpeshherë mundi i këtyre fermerëve të shkojë dëm.
Siç tregojnë vetë ata, patatja e Shishtavecit, ndër më të mirat në rajon, herë shitet me çmim shumë herë nën kosto dhe herë të tjera është kalbur në gropa ose e kanë ngrënë bagëtia.
Mungesa e makinerive bujqësore dhe tregut edhe këtu krijon vështirësi për këta fermerë, të cilët për shkak të lartësisë mbi nivelin e detit, mund të kultivojnë vetëm patate ose fasule.
Të paktën ngritja e pikave te grumbullimit, do të ishte një ndihmë për fermerët e këtyre zonave, të cilët do të kishin mundësi të shisnin mallin e tyre me të cilin sigurojnë të ardhurat e gjithë vitit.