
Drejtori i Policisë së Kukësit, Zef Laska është larguar nga kjo detyrë.
Vendimi është marrë ditët e fundit nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ky i fundit ka vendosur të shkarkojë Laskën nga kjo detyrë.
Në vendin e tij është emëruar Erigert Mitri, deri më tani drejtor në Policinë e Lezhës.
Si Laska dhe Mitri shpeshherë janë vënë nën akuzë nga opozita për lidhje me trafikun e drogës dhe mbjelle të kanabisit.
Nuk dihet se ku do të shkojë ish-drejtori Zef Laska i cili tani është në prag të pensionit.