
Pasi mbaroi kampionati i futbollit dhe Kukësi u rendit në vendin e dytë, Klubi ka vendosur të prishë kontratën me trajnerin Orges Shehi.
Komunikatë e klubit!
Klubi i Kukësit njofton se Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës sonë. Pas përfundimit të sezonit, presidenti dhe trajneri kanë rënë dakord për të mos vazhduar më aventurën së bashku. Megjithëse një trajner i ri në eksperiencë, presidenti i besoi trajnerit Shehi një nga ekipet më të mira që Kukësi ka pasur.
Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Shehi për kontributin e dhënë në këtë periudhë të vështirë për futbollin shqiptar dhe jo vetëm dhe i uron suksese në të ardhmen.
Zyra për shtyp
FK KUKËSI