• Thu. Apr 25th, 2024

Shkojnë për ta arrestuar, Abedin Oruçi u nxjerr armën policëve, ka të plagosur

Ish-kreu i Qarkut të Kukësit i ka nxjerrë armën policëve sot, të cilët kishin shkuar për ta ndaluar.

E gjatë përplasjes, mësohet se disa punonjës policie janë plagosur. Deri më tani informacionet janë të paqarta se çfarë ka ndodhur.

Policia e kanë ndaluar sot Oruçin, i cili raportohet të ketë nxjerrë armën, por nje polic ja ka hequr nga dora.

Aty pastaj ka pasur nje perleshje dhe besohet se ka te plagosur mes policeve.

Oruçi është larguar nga vendngjarja menjëherë. Në vend ndodhen 2 prokurorë dhe forca të policisë së Kukësit.

Ai është në kërkim nga policia për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, ‘ Kanosja për shkak të detyrës’ si dhe ndërtim pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *