• Thu. Apr 25th, 2024

Shkolla e Kolesjanit/ 109 vite nga shkolla e parë shqipe në verilindjen e Shqipërisë

Sot shënohet 109 vjetori i hapjes së parë të Shkollës Shqipe në verilindjen e Shqipërisë.

Shkolla e parë e hapur në zonën verilindore të Shqipërisë, me 14 Tetor të motit 1911 në Kolesjan të (Lumës) Kukësit.

Mirënjohje për paraardhësit tanë patriot e liri-dashës që të frymëzuar nga burrat e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, falë përpjekjeve të tyre kulmuan me hapjen e kësaj vatre dije e kulture kombëtare, nga mësuesi i nderuar Riza Islam Spahiu.

Nderime e mirënjohje për të gjithë mësuesit që kanë kontribuar në këtë shkollë ndër vite, duke u bërë referencë te përhapjes se dijes qe rriti e edukoi qindra intelektual të fushave të ndryshme që shkëlqyen në mbarë trojet tona por dhe diaspore.

Pak histori

Më 14 tetor të 1911, me ndihmën e patriotëve dhe atdhetarëve kuksianë, u arrit hapja e kësaj shkolle, e cila shërbeu për formimin e brezave në vite. Kolesjani është një fshat i shquar në krahinën e Lumës dhe të gjithë Shqipërinë e Veriut, në çdo kohë, në luftën kundër pushtuesve osmanë dhe më vonë në luftën kundër pushtuesve serbo-sllavë.

Si një ndër figurat më të përmendura në krahinën e Lumës, por gjithashtu dhe matanë, në Kosovë, është Islam Spahiu, emri dhe kontributi i të cilit është i lidhur ngushtë me hapjen e kësaj shkolle. Veprimtaria e tij, si prijës i krahinës së Lumës, ka qenë e lidhur ngushtë dhe me prijësat e tjerë të Kosovës, Dibrës, Tetovës e më gjerë.

I ndikuar direkt nga idetë e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, ai e quajti një domosdoshmëri shkollimin në gjuhë shqipe të fëmijëve të Lumës. për të arritur qëllimin e tij, ai i dërgoi bijtë e tij në shkolla, ku të mësonin dhe arsimoheshin dhe gjuhën shqipe t’ia mësonin në breza lumjanëve.

Dhe do të ishte djali i tij, Riza Spahiu, ai që do të shkollohej për gjuhë shqipe në Prizren dhe do të hapte më 14 tetor në Kolesjan shkollën e parë shqipe. Pas mbarimit të shkollës në Prizren, Rizai frekuenton dhe një kurs pedagogjik në Shkup dhe më 1910 emërohet në mejtepin e Kolesjanit në Lumë.

Dhe vendosmëria e tij në mësimin e gjuhës shqipe në mejtepin turk, bëri që malësorët e Lumës, më 14 tetor të 1911 të kthenin mejtepin në shkollën e parë shqipe.

Në këtë shkollë mësonin fëmijët nga Luma, Ceremi e Zhuri, ndërsa natën mësonin të rriturit, si dhe luftëtarët e maleve.

Prandaj dhe kësaj shkolle iu vu emrin ‘Shkollë kaçake’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *