• April 20, 2024 11:31 am

Shkrirja e gjykatës në Tropojë, për qytetarët është kosto në formën e gjobës

Harta e re gjyqësore, përveç shkrirjes së gjykatave të apelit, parashikon edhe shkrirjen e 19 gjykatave të shkallëve të para në rrethe.

Një prej tyre është edhe Gjykata e Tropojës, e cila parashikohet t’i bashkëngjitet Gjykatës së Kukësit. Thënë ndryshe, qytetarët e Tropojës duhet të udhëtojnë me orë të tëra për të shkuar në Kukës për të marrë shërbimin më minimal nga gjykata, qofte një vërtetim, për të mos folur më pas për paditë civile apo penale.

Për qytetarët e Tropojës, ky vendim është një kosto e shtuar për ta, të cilën nuk ngurojnë ta shprehin edhe si një gjobë që u vendoset.

Madje, dikush e shikon edhe si hakmarrje të qëllimshme të pushtetit qendror ndaj Tropojës. Reagime për shkrirjen e Gjykatës së Tropojës ka pasur edhe nga deputetë të këtij rrethi në Parlamentin e vendit.

Harta e re gjyqësore ka ngjallur reagim thuajse në të gjithë vendin si nga qytetarët ashtu edhe nga avokatët mbrojtës. Ndërkohë, vetëm nga Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ-ja nuk ka ende asnjë reagim për këtë ndarje që përqendron shërbimet gjyqësore vetëm në qendrat e mëdha urbane.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *