Shoqata ‘Jetimët e Ballkanit’ ndërton 10 shtëpi në Kukës

Kryetari i Shoqatës Jetimët e Ballkanit, Halil Kastrati, sot bashkë me Kyebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, ka dorëzuar sot 10 çelësa të banesave të familjeve në nevojë, ku dhe 4 banesa të tjera janë në përfundim.

‘Shtëpitë duhej të kishin mbaruar pak muaj më parë, por duke qene që Bashkia e Vjetër nuk ka qenë korrekt me Shoqatën, janë bërë këto vonesa’ u shpreh Gjici.

Për mos bashkëpunim korrekt me shoqatën këtë e shprehu edhe vet kryetari i saj, Halil Kastrati.

Bashkia Kukës në bashkëpunim me Shoqatën  do të ndërtojë edhe 35 banesa  të tjera për familjet në nevojë.

Halil Kastrati tha që shumë shpejt pritet ndërtimi i dy pallateve në Lezhë për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *