
Është përmbyllur dhe konkursi letrat ‘Agim Spahiu’ në Kukës.
Aktiviteti ‘Konkursi rajonal për çmimin letrar ‘Agim Spahiu’, edicioni i 3-të është organizuar nga Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me klubin letrar ‘Anton Pashku’.
Sipas anëtarit të jurisë së këtij çmimi, Petrit Palushi, në këtë konkurs morën pjesë 48 poetë, të cilët kishin sjellë krijimet e tyre më të mira.
Në fund, juria e këtij çmimit ka vendosur të shpallë dhe poezinë fituese e cila është ‘Hana’ e poetes Zaide Noka.
Në aktivitetin përmbyllës morën pjesë artistë dhe dashamirës të poezisë dhe letrave.