
Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në Has, duke lënë të plagosur dy persona, një grua 51 vjeçe dhe djalin e saj 25 vjeç.
Policia lokale tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza.
Policia e Hasit/ Informacion paraprak:
Rreth orës 11:10, në një banesë në fshatin Fajza, Has, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi që përdorej për gatim. Për pasojë, janë dëmtuar shtetasit S. D dhe U. D. (nënë e bir).
Të dëmtuarit po marrin mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.