• April 19, 2024 4:49 am

Shqipnia ka nevojë për një ‘revolucion’ si modeli i Kosovës. Fatkeqsia asht se ne nuk jemi gati për kët.

Sot, të vije në konsiderim fitorja e mandatit të tretë për qeverinë aktuale, pas tetë vitesh abuzimi me interesat kombëtare, keq-qeverisje, keq-administrim, tallje, injorim e gjithçka tjetër të keqe për kët vend, kjo don me thanë se na kena probleme si shoqni.

– Duket se shoqnia jonë ka problem me kuptue interesat e veta kombëtare. Për hir të përkatësisë partiake vazhdon me mbështetë atë që i shiti këto interesa te Serbia. – Përndryshe në Kosovë, bashkëpunimi Kurti-Osmani ishte një leksion se: për interesa kombëtare tejkalohen ato partiake.

– Shoqnia jonë ka problem me kuptue interesat politike. Për hir të trashegimisë politike komuniste, shoqnia jonë sot vazhdon me mbështetë rilindjen neokomuniste, aleate e sllavizmit serbo-rus. -Përndryshe, votat e shoqnisë në Kosovë na treguen se ata nuk i mbështetën aleatët e sllavizmit serbo-rus, përkundër i dënuen bindëshëm.

– Shoqnia jonë ka problem me kuptue historinë e vet. Ne nuk po nxjerrim mesime prej humbjeve qe kena psue nder shekuj. Me dy ‘fjalë të mira’ pajtohena e mendojmë se fqinjet tane kan heq dore prej grabitjes se territoreve shqiptare. -Perkundër, Kosova i votoj bindëshëm ata që i thanë ‘JO’ coptimit të territorit shqiptar dhe palën e pazareve e çoi në kosh të mbeturinave.

– Shoqnia jonë ka problem me kuptue interesat e saj ekonomike. Për hir të ‘fjalës së dhanë partisë’ (që asht një idiotësi totale dhe atavizëm i komunizmit) vazhdon dhe e mbështet atë parti që e ka grabitë, varfnue, mashtrue e rrenue ekonomikisht sa s’ka ma. -Perndryshe, Kosova na dha një mësim se: hajnia ndëshkohet bindëshëm me votë.

Ne po sillemi si një shoqni apatike, që veç ndjesisë, na mungon edhe mendimi e gjykimi.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *