Shqiptarët e Kosovës po mbajnë gjallë turizmin në Shqipëri

Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni pandemik.

Radhë kilometrike po krijohen çdo ditë në mëngjes dhe mbrëmje në Pikën Kufitare të Morinës. Kosovarët po i shfrytëzojnë edhe ditët e fundit të këtij sezoni veror, ndaj edhe në javën e fundit të gushtit ka më shumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar.

Gjatë të enjtes pati fluks te jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushuesve Kosovarë. Llogaritet që të kenë hyrë rreth 5 mijë qytetarë të Kosovës me destinacion bregdetin shqiptar.

Vetëm gjatë ditëve të muajit gusht, përllogariten më shumë se 700 mijë qytetarë të Kosovës që kanë kaluar Morinin, ndonëse ndryshe nga muaji korrik, gushti shënoi dhe numrin më të lartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Ndryshe me këtë fluks në kur kanë mbetur edhe  disa ditë nga muaji gusht, duket se numri i qytetareve të Kosovës, që pushuan këtë verë në Shqipëri, i kaloi pritshmëritë, me më shume se 1 milion pushues.

Kur bëhet fjalë për situatën e pandemisë, ky numër pushuesish nga Kosova, as që pritej në fakt, por fatmirësisht, qytetarët e Kosovës, nuk ndaluan për të pushuar në bregdetin shqiptar, e kjo në një farë mënyre, mbajti një peshë të rëndësishme të një ekonomi e drejt rrënimit, siç është turizmi i këtij viti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *