
Mëngjesin e kësaj të diele janë krijuar radhë kilometrike automjetesh në rrugën e Kombit.
Shkaku i trafikut mësohet se është bërë ura e Kukësit mbi Drinin e Zi për shkak të hapësirës së ngushtë të saj.
Fluksi më i madh i automjeteve është krijuar në aksin rrugor Morin-Kukës, ku shumica e tyre janë pushues nga Kosova, të cilët po vijnë në bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimesh.
Përmendim se një problematikë e tillë u shënua disa ditë më parë në pikën doganore të Kakavijës ku radha e automjeteve kishte arritur 25km.