
Nuk do të ketë asnjë kërkesë specifike për të kaluar nga Shqipëria në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj takoi të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmoi vendimin.
Qytetarëve të Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk do t’u kërkohet testi për COVID-19.
Sipas tij vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprociteti dhe si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
‘Në takimin me ambasadorin Minxhozi, i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19. Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve’,- ka njoftuar ministri Kosovar i shëndetësisë Zemaj.
Kjo nuk prek as qytetarët e Kosovës që vijnë me pushime në Shqipëri dhe më pas kthehen në vendin e tyre.
Pak ditë më parë Kosova vendosi që për vendet fqinje Shqipëria, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën të kërkohet në kufi analiza e tamponit e 2 ditëve të fundit.