
Shtatë mësues në Prizren janë infektuar me COVID-19.
Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi–Vezgishi tha se mësimdhënësit e infektuar kanë qenë në pushime verore.
‘Kanë qenë pushimet verore dhe 7 mësimdhënësve u kemi dëshiruar vetëm shërim të shpejt’, tha Thaçi–Vezgishi, shkruan ‘PrizrenPress’.
Ajo tregon se mësimdhënësit e sëmur do të lirohen nga puna, kur fillon procesi mësimor.
‘Ministria e Arsimit ka marrë vendim që gjatë pandemisë mësimdhënësit me probleme shëndetësore të lirohen nga puna’, tha ajo.