• Fri. Apr 26th, 2024

Rilindja erdhi në pushtet me slloganin: ‘ne do bëjmë shtet’, e për realizimin e këtij qëllimi ranè dakort me i mbledhe të gjithë qelbësirat (siç thanë vetë), mjafton ta rrëzojmè atë që kishte pushtetin por nuk bani shtetin.

Shkurtimisht, shteti asht koncept juridik, i përbamë prej një kombinimi rregullash burokratike të cilat bazohen mbi të drejtën (e individit, e grupit, e komunitetit) e këto rregulla ne i quejmë ligje.

Ligjet rregullojnë marrdhaniet tona shoqnore duke i ba ato të drejta dhe funksionale. Në këtë rast, nëse kemi ndërtue këto, atëhere mundemi me thanë se kemi ndërtue një shtet ligjor.

Por, a e ka ndërtue rilindja shtetin?

JO, rilindja nuk e ka ndërtue as shtetin e aq ma pak atë ligjor. Në fakt nëse e analizojmë, as nuk na e ka premtue këtë lloj shteti

SEPSE:

– së pari: sllogani ‘ne do bëjmë shtet’ nuk përcakton për çfar shteti flitet, të mire apo të keq, të drejtë apo të pa drejtë, funksional ose jo.

– së dyti, ‘ne do bëjmë shtet’, pa përcaktorin se çfar lloj shteti, e nënkupton shtetformimin si diçka që varet prej dëshirës së dikujt. Ne do e bajmë shtetin sepse duem, e mos me dashtë edhe nuk e bajmë, s’ka problem.

– së treti, vetëm sllogani: ‘ne do bëjmë shtet’, e paraqet këtë si veprim të thjeshtë mekanik, si me thane: ‘ne do bajmë pallate’ ose si një marrveshje: ‘ne do bajmë tregëti’.

Ka pasë një përpjekje të kryerilindasit për me i vu përcaktorin, duke e shtue: ‘ne do bajmë shtetin më të mirë që ka pasë Shqipëria që nga 1912-ta’, por kjo nuk plotëson asnjë nga ato që tham ma nalt sepse kjo asht një krahasore.

Por shteti nuk asht as skulpturë, as dëshiror, as pallat e pazar, e gjithashtu nuk asht as krahasor.

Shteti asht ligjor, të cilin siç duket nuk na e kanë premtue e aq ma pak realizue ndonjëherë.

Shteti ligjor duhet me ju premtue e realizue shqiptarëve, natyrisht jo duke i mbledhë ‘të gjithë qelbësirat’ për me rrëzue atë që ka pushtetin e që nuk ndërtoj shtetin.

Kjo vlen edhe aktualisht.

Nuk po vazhdoj se bahet e pa lexueshme.

Autori eshte biznesmen ne Kukes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *