• Thu. Apr 25th, 2024

Shtyn të miturin të vjedhë lekë në një minimarket

Një burrë është arrestuar nga policia e Kukësit sepse akuzohet se ka shtyrë një fëmijë të mitur që të vidhte një sasi parash në një minimarket.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M., 14 vjeç, të vjedhë në një minimarket në qytetin e Kukësit, ku ka marrë një sasi lekësh.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur me inicialet J. M., për veprën penale ‘vjedhja’.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale ‘shtytja e të miturve në krim’, ‘përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale’, ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ dhe ‘vjedhja’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *