• April 18, 2024 10:59 am

Si opozita i tradhëtoi kuksianët në betejën me qeverinë për traun-Nga Sokol Kolgjini

Ndonèse protesta Kuksiane e 31 marsit e hoqi perkohèsisht traun në rrugën e kombit, ky 17 Shtator po i ban plot tre vjet nga rivendosja e tij.

Po, pse u rivendos trau?!

Pas protestès, e cila përfundoi me djegjen e kabinave të biletave, në Kukès filloi represioni policor dhe arrestimet e protestuesve. Në kët situatë kishim nevojè për mbèshtetjen e kujtdo që mendonte se protesta jonè ishte e drejtè dhe për të drejtèn. Ardhja e 13 deputetëve të opozitës në Kukës u konsiderua prej nesh si ofertë serioze për mbështetje, pavarsisht disa deklarimeve të para protestës që nuk e mbështesnin atë.

Duke qenë një nga organizatorët e protestës, u ftova në këtë takim, pavarsisht se unë nuk isha antar i Këshillit Bashkiak apo i ndonjë partie. Duke pasë parasysh se deputet kanè detyrim për qytetarët e tyne dhe kompetencën për nisma ligjore, u parashtrova tre kërkesa që ishin:

1- Ndërhymja për lirimin e të arrestuemëve.
2- Tërheqja e forcave policore nga qyteti.
3- Inisiativë ligjore në parlament për heqjen e traut në rrugën e kombit. Kjo e fundit me argumentin se: tashma ai u hoq fizikisht nga qytetarët por mund të rivihet përderisa ai nuk hiqet juridikisht.

Për pikën e parë, lirimin e të arrestuemëve, pati përpjekje dhe shfaqje. Sido kalvari i tyne zgjati ma se një vit. Nuk jam në dijeni nëse kishte përpjekje për pikën e dytë, sido për të tretën, na u garantua se qeveria nuk do guxonte më që të provokonte qytetarët më vendosjen e traut. Kjo garanci u mor verbalisht edhe nga një bisedë telefonike qe një nga pjestarët e grupit organizator pati në prezencën tonë me kryetarin e PD, zotin Basha.

Qeveria fitoi kohë me shtymjen e afatit të koncesionit ndërkohë presionet ishin të vazhdueshme për të gjithë pjesmarresit në protestë dhe natyrisht ma të mëdhaja tek grupi organizator. Të gjithëve, një nga një u asht ofrue karrota dhe shkopi. Shumica u thyen. Disa pranuen karrotën e disa ikën prej shkopit.

Pak prej tyne rezistuen. Ndërkohë që insistimi i qeverisë në padrejtësi u intensifikua deri në fillimin e punimeve për rregullimin dhe rivendosjen e traut, ne nuk patëm asnjë inisiativë parlamentare për rregullimin me ligj të konfliktit midis kontratës koncesionare, VKM nr. 249 dhe ligjit Nr. 157/2014, Neni 2 për taksën e qarkullimit. Në kët situate kërkuam rikonfirmim të garancisë së marrë ma parè. Na u konfirmue se: nëse qeveria do tentojë të rivendosë traun, 40 deputetët e PD do jenë në ballë të një proteste …

Ndërkohë që punimet po vazhdonin, ky premtim dukej absurd, dhe kështu kjo situate zgjati deri me 15 shtator, ditë kur na u konfirmua po nga i njëjti burim se Kuksianët nuk do të kishin asnjë deputet ose mbështetës tjetër në protestën e tyne në vijim. 17 Shtatori 2018 na gjeti të tradhëtuem dhe të pa pregatitun.

Të vetmet inisiativa personale për mbështetje ishin ato të zotit A.Kalaja dhe deputetit A.Shehu, të cilët i falenderoj edhe sot për at’herë.

Disa të njohunve (opozitarë) që më pyetën atë ditë 17 Shtatori se pse nuk po organizohemi, ça po bani? i’u përgjigja po me pyetje: çfar mendoni se do ndodhte sot nëse deputetët e opozitës do ishin present në Kukës për ti thane NDAL padrejtësisë? A mendoni se qeveria do guxonte të ishte kaq arrogante dhe ta rivendoste traun, edhe pse asht e kapun në grabitje?

Nga ajo ditë, trau u vendos padrejtësisht dhe pabesisht por “suksesshëm”.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *