
Sot, 4 vite më parë Kukësi fitonte titullin e parë kampion në histori, duke përmbyllur një sezon fantastik!
Asokohe, ekipi e mbyllte kampionatin me vetëm një humbje në javën e fundit, por vlen të theksohet se titulli kampion u fitua pa humbur asnjë ndeshje.
Në një stadium të tejmbushur, Kukësi fitonte me rezultatin 2-0 kundër Skënderbeut, aty ku sulmuesi Pero Pejiç shënonte dy gola duke dhuruar titullin e parë kampion për ekipin verilindor.
Sezoni 2016-2017 ishte një sezon ku prania e tifozëve në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’, arrinte në numra rekord për stadiumin e Kukësit, teksa krah tifogrupit ‘Armata e Veriut’, mbështetje e madhe për ekipin kuksian vinte çdo javë edhe nga Tirana dhe jo vetëm, me nëngrupin Mërgata.
Kukësi luante me kete formacion:
Koliqi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Lena, Carioca, Musolli, Pejiç, Emini
Sezonin tjetër, ekipi i Kukësit rikthehet në shtëpi dhe pas shumë sakrificash ne transferua.