• April 20, 2024 3:08 pm

Ashtu siç edhe pritej, Kukësi ka dalë i humbur nga stadiumi i Korçës.

Që skuadra e Kukësit kishte shkuar veç për turizëm kjo u kuptua që në nisje, pasi skuadra nuk ishte përgatitur për të fituar.

Për kronikën e ndeshjes, më poshtë shënimi i faqes zyrtare të skuadrës së Kukësit:

FT/ SKENDERBEU 2-1 KUKESI

Eshte mbyllur ndeshja ne stadiumin “Skenderbeu”, aty ku skuadra jone eshte mundur me rezultatin 2-1. Pavaresisht rasteve te krijuara, korcaret kane qene me te sakte para portes duke realizuar dy here ne pjesen e pare.

Ekipi ka provuar te beje dicka ndryshe ne pjesen e dyte dhe pavaresisht zevendesimeve te kryera, nuk ka arritur te permbyse. Golin e vetem per ekipin tone, e shenoi kapiteni Agim Ibraimi me nje goditje nga jashte zone, duke befasuar portierin vendas.

Skuadra jone e mbyll sezonin mesjaven e ardhshme ne “Elbasan Arena”, aty ku perballe do te kete ekipin e Kastriotit per ndeshjen e fundit te Kategorise Superiore per sezonin 2020-2021.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *